Sport Ndërkombëtar

Keita është ‘kurbani’ që mund të ‘therret’ për Barellan

Naby Keita dhe Nicolo Barella

Mesfushori italian është një nga të preferuarit e Jurgen Klopp dhe Inter kërkon 90 milionë euro për të.

Me Naby Keitan që nuk ‘shpagoi’ 60 milionë eurot e shpenzuara nga “The Reds”, klubi është në kërkim të një zëvendësuesi.

Për të marrë shërbimet e Barellas, Liverpool është gati të ofrojë Keitan dhe një shumë parash për të marrë shërbimet e tij, raporton Calciomercato.

Nicolo Barella, Inter Milan

Mediumi italian bëri me dije se ‘nerazzurri’ janë më se të gatshëm ta lënë Nicolon të largohet, për të ngritur fonde të reja për të shpenzuar diku tjetër.

Barella është mesfushor i tipit ‘box to box’, çka nënkupton se është i aftë të kontribuojë në repartin e sulmit dhe në atë të mbrojtjes.

Një lojtari me tipare të tilla do të ishte perfekt për stilin e lojës së skuadrës nga Merseyside, të cilët luajnë futboll të shpejtë, që karakterizohet nga ndërrimet e shpejta tranzitore sulm-mbrojtje.

Naby Keita, Liverpool

25-vjeçari ka kontratë që e mban atë në “San Siro” deri në qershorin e vitit 2026, që e vështirëson një ulje potenciale të çmimit.

Ai bëri 36 paraqitje në Serie A përgjatë edicionit që lamë pas, ku arriti të shënojë tre gola dhe 13 asistime.

Nga ana tjetër, Keita zhvilloi 23 ndeshje në Premierligë, me ç’rast gjeti rrjetën tre herë dhe asistoi vetëm një sosh. /Shqip.com