Rozë

Keisi tregon pse ende janë të martuar me Stresin, pavarësisht ndarjes

Ndonëse janë ndarë por Stresi ende vazhdon ta respektojë mjaft shumë Kejsin.

Kjo është vënë në pah edhe së fundmi kur reperi ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar dje në mediat rozë se ish e dashura e tij punon në një klub nate si kamariere.

Së fundmi ish-partnerja e Stresit ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka zbuluar se ende nuk është ndarë ligjërisht nga reperi.

“Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Flasim herë pas here por jo shumë. Ne jemi të martuar akoma, nuk kemi bërë ndarje aktuale. Herë pas here flas dhe me familjen e tij.”, u shpreh ajo duke shtuar se divorci është shtyrë pasi asnjëri nuk ka qenë në Shqipëri.

Ajo tha se nuk e kanë pasur këtë ndarje urgjent dhe për këtë ka ndodhur.

“Duhet bërë por unë duhet të vij që të jem present se dhe ai ka qenë jashtë shtetit. Është diçka që nuk e kemi pasur me shumë urgjencë.”, tha Keisi. Ajo u ndal dhe te lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se punon në një klub nate, për të cilat reagoi dhe Stresi.

Ajo tregoi se punon në bankë dhe mban një tjetër punë të dytë si kameriere në një lounge.

Ajo më tej, tha se asnjëherë nuk i ka ardhur keq që të pranojë punën e saj.

Në anën tjetër, Stresi ka thënë se ajo është një vajzë shumë e ndershme pas komenteve që iu bënë në rrjete sociale./SHQIP.com