Rozë

Keisi reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

Të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, u largua Keisi Medini.

Ajo ka bërë reagimin e saj të parë në Instagram pas daljes, ku ka falënderuar të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur dhe ata që e kanë kritikuar.

“Zoti i bekoftë të gjithë ata që më mbështetën & vazhdojnë të më mbështesin dhe ata që më kanë gjykuar dhe ofenduar. Dëgjoj që nuk dhashë asgjë aty brenda, por të paktën mesa shoh qenka bërë telenovel hyrja ime në “BBV2” që tregon që kam dhënë diçka pa dashur. Mbi të gjitha jam pranë familjes time tani dhe njerëzve të mi të dashur, shumë dashuri për të gjithë“, ka shkruar Keisi.

Keisi nisi një romancë me Kristin brenda shtëpisë, e cila më pas u ndërpre nga ana e Keisit e për këtë u tha se arsyeja ishte hyrja e Lorenc Hasramës si banor i ri, pasi ky i fundit tha se ka pasur një histori me Keisin më parë.

/Shqip.com