Lajme

KEDS publikon hartën: Këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve

Që nga dita e sotme, kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë sipas paralajmërimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji (KEDS).

Lidhur më këtë, KEDS ka bërë publike hartën ku mund të njoftohen qytetarët për kohën e reduktimeve.

Sipas KEDS, këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët.Këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Për t’u njoftuar me kohën e reduktimeve në lagjen ku jetoni, vizitoni platformën e KEDS-it në google këtu: