Lajme

KEDS paralajmëron reduktime të energjisë në Malishevë dhe Ferizaj

Ilustrim

KEDS ka paralajmëruar se në vendbanimet në Malishevë dhe Ferizaj mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë festave të fundvitit, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të KEDS-it, kjo pasi që në këto vendbanime janë shfaqur mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit.

Ndërkaq, KEDS ka njoftuar se është siguruar importi i nevojshëm i energjisë elektrike për festën e ndërrimit të motmoteve.

Lexo edhe:
Edi Rama për energjinë elektrike: Kosova realisht është në hall

“KEDS në këto raste kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive. Kjo do të evitonte mbingakresat eventuale dhe do të minimalizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje. Së bashku është çdo gjë më e lehtë dhe mundësohet atmosferë shumë më e këndshme festive. Gëzuar 2022!”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndryshe, tash e disa ditë vendi po përballet me mungesë të energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike.

Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, duke miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike.

Vendimi u miratua nga ana e deputetëve me 57 vota për, 17 abstenime dhe asnjë votë kundër.

Me shpalljen e gjendjes emergjente të energjisë elektrike në Kosovë, është bërë i ligjshëm edhe reduktimi i energjisë./SHQIP.com