Lajme

KEDS njofton se janë reduktuar humbjet prej 40 për qind

Kompania KEDS përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë investuar 203 milionë euro në rrjetin elektrik që nga viti 2013 dhe kjo ka ndikuar që humbjet të reduktohen në 40 për qind.

Sipas tyre, investimet në njehsorë elektrikë kanë qenë të nevojshme për të pasur një rrjet të qëndrusheshëm.

“KEDS mbetet e përkushtuar që humbjet t’i reduktojë edhe më shumë, përmes kontrolleve dhe investimeve të vazhdueshme në rrjetin shpërndarës, gjithnjë në të mirë të së ardhmes së industrisë sonë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS./Shqip.com

Postimi i plotë i KEDS-it në Facebook

/Shqip.com