Lajme

KEDS njofton se erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjet

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta, janë shkaktuar dëme në rrjet dhe se rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.

Tutje bëhet e ditur se ekipet po punojnë në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara.

“Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.

KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe siguron ata se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të rregullohen sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraqitur erëra të forta, të cilat në disa vende janë shoqëruar me borë dhe breshër.

Në disa video të publikuara në faqen zyrtare në Facebook të MeteoBallkan dhe MeteoKosova janë parë erërat e forta në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

/Shqip.com