Lajme

KEDS-i del me njoftim pasi energjia elektrike ndërpritet nga erërat e forta në disa zona

Ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se për shkak të erërave të forta janë dëmtuar përçues elektrik dhe shtylla elektrike.

Si pasojë e kësaj, shumë vende kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

“Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot thuaja në tërë territorin e Kosovës. Si rezultat janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë. KEDS-i ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS-i ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve duke shpresuar që në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet.

/Shqip.com