Lajme

KE diskuton për liberalizimin e vizave, nuk pritet vendimi

Liberalizimi i vizave
Liberalizimi i vizave

Sot, e enjte, gjatë ditës do të mblidhet një grup punues në Bashkimin Evropian për ta diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog nuk ka dhënë shume shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh gjatë ditës së sotme.

Ai thotë se fillimisht do të këtë diskutime, dhe në fund është Këshilli i Ministrave që pritet të vendosin për këtë çështje.

“Kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime, do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, u shpreh ai.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Kosova ka pranuar raportin.

Arritja e një marrëveshje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ka zërë vend të veçantë në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për vendin tonë për këtë vit.

Raporti kritikon menaxhimin e dobët të agjendës legjislative nga ana e mazhorancës, por edhe për shkak se deputetët opozitarë të Kuvendit abstenuan nga votimi për të parandaluar miratimin e legjislacionit.

/Shqip.com