Lajme

KDI: I papranueshëm çdo model i Asociacionit që bie në kundërshtim me Kushtetutën

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se është i papranueshëm çdo model për Asociacionin që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që s’përputhet me udhëzimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushteutese.

KDI e vlerëson gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë “për të lëvizur përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas dakordimit për Deklaratën për të pagjeturit dhe zbatimin e marrëveshjes lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Duke qenë se, një prej çështjeve më akute që derivojnë nga dialogu është statuti i Asociacionit, KDI e konsideron të papranueshëm çdo model të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që është në shpërputhje me udhëzimet e Aktgjykimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Ne rikujtojmë që Kosova në vazhdimësi ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë, në veçanti nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën e KDI-së.

Pas propozimeve mbi draft-statutin dhe diskutimeve mbi rregullimet alternative të Asociacionit, KDI i rikujton Qeverisë së Kosovës se “të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë”.

/Shqip.com