KB Ylli realizon fitoren e parë sezonale

KB Ylli ka shënuar fitoren e parë sezonale në Superligën e Kosovës në baskeboll.
Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 95-69, shkruan Shqip.com.
Ylli ishte superior nga fillimi i takimit e deri në fund duke mos e vënë për asnjë moment se kush do jetë fitues.
Epërisia më e lartë e vendase ishte pas 30 minutave lojë, kur ishin duke kryesuar 74-47.

Më të mirët në parket te Golden Eagle Ylli ishin Mikaile Tmusiq me 30 pikë e shtatë kërcime, Gëzim Morina me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Brandon Radolph me 14 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime.
Ndërsa, në anën tjetër te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Meriton Ismaili me 21 pikë e pesë kërcime.
Për Yllin kjo ishte fitorja e parë pas tre humbjeve, kurse Prishtina ka dy humbje dhe dy fitore./Shqip.com
