Sport Shqiptar

KB Ylli ende pa fitore këtë sezonë

KB Ylli

Golden Yeagle Ylli është mposhtur në udhëtim ndaj Prizrenit me rezultat 107-80.

Kjo ndeshje që u zhvillua në kuadër të gjiros së tretë në Superligës së Kosovës në baskebtoll, ishte e dominuar tërësisht nga prizrentasit, shkruan Shqip.com.

Te Prizreni 16 më të dalluarit në parket ishin Courtney Fells me 27 pikë, 12 kërcime dhe pesë aistime dhe Ty Nichols me 17 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Prizreni 16 duke festuar fitoren ndaj KB Yllit

Në anën tjetër, te mysafirët më të mirët ishin Erjon Kastrati me 22 pikë, 5 kërcime e 8 asistime dhe Ardit Pepaj me 17 pikë e 6 kërcime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Për ekipin nga Prizreni, kjo ishte fitorja e dytë në tre ndeshje të zhvilluara, kurse Ylli është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve pasi ka pësuar tre humbje radhazi./Shqip.com