Sport Shqiptar

KB Prishtina zbarkon në Lituani

KB Prishtina

KB Prishtina ka zbarkuar në Lituani – me një qëllim: Kualifikimin në FIBA Europe Cup.

Skuadra nga kryqyteti – do të takohet me fituesin e ndeshjes BC KalevCramo – KK Cedevita Junior – që zhvillohet me 28 shtator.

Nëse – bardhekaltërit arrijnë të sigurojnë biletën për në finale – aty do të takohen me një nga këta rivale: Bet Jonava (nikoqir të turneut), SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls.

Pataj – nëse Prishtina triumfon edhe në finale – do të ishte në një grup të FIBA Europe Cup së bashku me Happy Casa Brindisi, Donar Groningen dhe BC Budivelnyk Kyiv.

Sa i përket sezonit në Superligën e Kosovës – Prishtina ka arkëtuar tre dy fitore – është mposhtur një herë dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë./Shqip.com