Sport Shqiptar

KB Prishtina ka një njoftim për të gjitha ata që kanë blerë biletat

Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina, ka bërë një njoftim për të gjitha ata që kanë blerë biletat për ndeshjen e sotme ndaj Trepçës, në kuadër të ndeshjes së pestë gjysmëfinale të Play-Off-it.

Kryeqytetasit kanë bërë me dije se dyert do të hapen nga orën 15:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

“Ju njoftojmë të gjithëve që t’i përmbaheni orarit të ardhjes në sallë nga ora 15:00, sepse dyert do të mbyllen në orën 17:00”, është thënë në njoftim.

Gjithashtu klubi prishtinas ka thënë se të gjithë ata që posedojnë biletat duhet të kenë me vete edhe letërnjoftimin.

“Për shkaqe sigurie, pas takimit me përgjegjësit për siguri, ju njoftojmë se të gjithë që posedojnë biletën për ndeshje duhet ta kenë edhe letërnjoftimin”, është thënë në njoftimin e KB Prishtina.

Ndeshja do të zhvillohet në Sallën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 17:15.

/Shqip.com