Sport Shqiptar

KB Prishtina fiton në Gjakovë ndaj Vëllaznimit në palestrën e stërmbushur me tifozë

Vëllaznimi i Gjakovës në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll u mposht nga Prishtina në Gjakovë me shifrat 79:71.

Prishtina ka dominuar në pjesën e parë dhe krijoi epërsi deri në 17 pikë. Vendasit u kthyen në çerekun e tretë, të cilin e fituan 21:18.

Por, Prishtina sërish kaloi para në rezultat dhe mbajti epërsinë e krijuar në çerekun e katërt, për fund të qetë të takimit. Derrick Ëilson udhëhoqi Prishtinën me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime. 19 pikë i kishte edhe Dustin Thomas, që shtoi edhe shtatë kërcime. Dardan Berisha i shtoi 15 pikë.

Damonte Dodd u shqua te Vëllaznimi me 10 pikë e 11 kërcime. Emanuel Omogbo i kishte 17 pikë e katër kërcime, ndërsa Anthony Adger shtoi 17 pikë e dy kërcime.

 Këtë herë mungoi kontributi më i madh nga lojtarët vendorë të Vëllaznimit. Prishtina renditet e dyta me 16 pikë, përkatësisht me gjashtë fitore e katër humbje. Vëllaznimi ka katër fitore e gjashtë humbje dhe mban vendin e pestë.

Palestra “Shani Nushi” në Gjakovë ishte e stërmbushur me tifozë.

/Shqip.com