Sport Ndërkombëtar

KB Peja shpallet kampione e Kosovës në basketboll pas finales së zjarrtë

Klubi i basketbollit, Peja, është shpallur kampione e Kosovës në Superligë.

Klubi pejan fitoi finalen e fundit ndaj Trepçës me rezultatin.

Pas 10 vitesh pritje, pejanët më në fund u kurorëzuan me titullin kampion.

Ishte një ndeshje spektakolare, që nuk mjaftuan katër çerekët për ta përcaktuar fituesin.

Peja ishte vazhdimisht në avantazh të lehtë, por një dy pikësh i Amin Hot në sekondin e fundit ia siguroi Trepçës vazhdimet.

Aty, më të mirë u treguan mysafirët që triumfuan në fund. Ishte Waldow që realizoi pikët më të rëndësishme të sezonit.

Më i miri te Peja ishte Joseph me 21 pikë, aq sa realizoi edhe Drilon Hajrizi te Trepça.

/Shqip.com