Sport Shqiptar

KB Peja publikon video emocionuese për tifozët

KB Peja ka publikuar një video nga dita e shpalljes kampione e Kosovës për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar u kurorëzua me këtë titull më 18 maj, kur e fitoi ndeshjen e pestë finale ndaj Trepçës në “Minatori”.

Ndeshja ishte jashtëzakonisht e fortë dhe interesante, me Pejën që fitoi pas vazhdimeve dhe në çastet e fundit me rezultatin e ngushtë 93:91.

Klubi pejan ka bërë një përmbledhje të krejt asaj dite, nga nisja e tyre drejt Mitrovicës deri te rikthimi në qytetin tyre me trofe pasmesnate.

“Verdhezinjtë” rikthyen edhe emocionet e asaj loje tek tifozët e tyre dhe jo vetëm.

Ndryshe, për Pejën ishte ky titulli i parë i kampionit pas një dekade, si dhe i shtati në histori të klubit.

/Shqip.com