Sport Ndërkombëtar

Katie Boulter eleminohet nga Wimbeldoni

Katie Boulter

Katie Boulter e ka përfunduar rrugëtimin e saj në Wimbeldon.

Tenistja britaneze ka pësuar humbje nga Harmony Tan.

25-vjeçarja synonte t’i bashkohej bashkatdhetarëve Heather Watson dhe Cameron Norrie për të siguruar paraqitjen e saj të parë të madhe në 16-tën e fundit, por nuk ia doli dot.

“Është një hap përpara në drejtimin e duhur. Unë nuk kam asgjë tjetër veçse emocione pozitive që vijnë në këtë javë dhe ecim përpara për turnetë e ardhshëm”, tha ajo pas humbjes.

Boutler mbetet në vendin e 82-të në ranglistën botërore.

Favoritë në letër për ta fituar Wimbeldonin mbetet – Iga Sëiatek, e cila ka regjistruar 37 fitore në 37 ndeshjet e zhvilluara. /Shqip.com.