Sport Shqiptar

“Katërshja fantasike” – nga toka dardane në majat e futbollit evropian

Nga toka Dardane - në majat e Evropës

Karrierën e nisën në Kosovë, por ëndrrat i kishin të mëdha.

Suksesin e “kapën”, por vetëm pas një pune dhe përkushtimi të plodhshëm.

Milot Rashica, Edon Zhegrova, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi janë “katërshja fantasike” që nga toka dardane arritën të “shpërthejnë” në ligat e Evropës

Nga Vushtrria në Premierligë

Milot Rashica

Vushtrria u shpall kampione e Superligës së Kosovës në vitin 2014.

Nën urdhërat e Ismet Munishit, një djalosh 17-të vjeçar i quajtur Milot Rashica luante rregullisht në sulm.

Shpejtësia dhe aftësitë dribluese të mëdha ishin elementet që e karketerizonin këtë futbollist.

Por, ai nuk do qëndronte gjatë në Vushtrri, pasi kualitetet e tij – ishin në një tjetër nivel.

Në vitin 2015, ai vendosi që të bënte lëvizjen e parë në karrierë – jashtë Kosovës.

Rashica iu bashkua klubit holandez, Vitesse. Ndonëse tempoja dhe niveli i lojës ishte larg nga ai i Kosovës, për Milotin kjo nuk paraqiti problem.

Milan Eye on Twitter: "Milan are closely following Vitesse forward Milot  Rashica, currently valued at €8m. Udinese are also interested.  [@TuttoMercatoWeb] https://t.co/BI68Scnjp1" / Twitter
Rashica – sa ishte pjesë e Viteses

Për tri vite, sa qëndroi aty – forma e tij sa vinte e bëhej më e mirë, teksa as ofertat nuk munguan.

Koha kishte ardhur për një ndryshim ambienti në vitin 2018 dhe kështu mendoi edhe Rashica.

Ai vendosi që t’i bashkohej Werder Bremenit, skuadër që për shërbimet e tij pagoi 5 milionë euro.

Në Werder – për një kohë shkurtër ai u bë një nga futbollistët më të pëlqyer të publikut, teksa e mori nofkën “Rocket Man”.

Por, pas dy viteve, Miloti ndryshoi përsëri ambient, pasi Bremeni ra një kategori më poshtë në futbollin gjerman.

Noriwich City – një skuadër e rikthyer në Premierligë shfaqi interesim për sulmuesin nga Kosova. Marrëveshja u arrit.

Norwich City player watch: Milot Rashica | The Pink Un
Milot Rashica – kundër Liverpoolit

Anglezët paguan 9 milionë euro, Miloti zbarkoi në ishull ku dhe luan momentalisht.

Deri më tani, ai ka zhvilluar 15 ndeshje me këtë skuadër, teksa ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.

Nga balta e Kosovës – në Ligën e Kampionëve

Driblimet janë “arma” e tij e fortë. E majta e tij – dhuroi magji qysh kur luante për grupmoshat e Prishtinës, nga ku u transferua te gruposhat e St.Trudien, e më pas në Genk.

Te skuadra belge, talenti i madh që kishte Edon Zhegrova u pa menjeherë dhe ofertat nuk i munguan.

Zhegrova e zgjodhi Baselin si aventurë të ardhshme – ku kaloi gjashtë muaj në huazim.

Paraqitjet e mira bën që klubi zviceran ta blejnë për afro 2 milionë euro.

Der Feinspieler im Team – Sieben Mal den Ball berühren mit Edon Zhegrova |  Basler Zeitung
Edon Zhegrova – Basel

Për një kohë të shkurtër, ai u bë ndër futbollistët kryesorë të kësaj skuadre dhe skuadrat në drejtim të tij “vërshuan”.

Sulmuesi zgjodhi të jetë pjesë e  “mbretërve” aktual të Francës, Lille. Baseli ka mbetur vetëm pjesë e të kaluarës.

Për kartonin e tij, skuadra franceze ka paguar hiq më pak se 7 milionë euro, pasi edhe Lyoni e dëshironte me çdo kusht.

Për këtë hap të madh – në karrierë, ai u shpreh i lumtur dhe krenar – gjatë ceromonisë së prezantimit.

Në Francë, ai nuk është futbollisti i vetëm shqiptar, pasi në të njëjtën ligë, luajnë edhe Arbër Zeneli, Valon Berisha, Elbasan Rashani dhe Xherdan Shaqiri.

Po ashtu, për Edonin – do jetë një një ndjenjë e veçantë – pasi do të ketë mundësi të takohet kundër idollit të tij, Leo Messi.

Edon Zhegrova, a new talent for the Mastiffs
Edon Zhegrova – prenzatimi në Llile

Llile – gjendet në vendin e dhjetë të Ligue 1, me 28 pikë të grumbulluara.

Kurse, në fazën e parë me eleminim direkt – në Ligën e Kampionëve, do takohen kundër Chelseat – me datë 22 shkurt.

Dikur ëndrronte të lunate për Barcelonën, tash, ai luan në Champions, kurse katalunasit në Europaligë.

Muri” i Kosovës dhe Napolit

Karrierën e nisi në Drenicë.

Qysh nga mosha e re veçohej për punën e madhe në stërvitje dhe kjo iu shpërblye.

Kapiteni i Përfaqësuses së Kosovës, Amir Rrahmani, aventurën e parë jashtë kufinjëve e pati në Shqipëri.

Aty, ai luajti nfa viti 2013 deri në 2015, teksa më pas iu bashkua Partizanit të Tiranës ku ishte i pazëvendësueshëm.

Paraqitjet e mira në Shqipëri, ia mundësuan që të kalonte në Superligën kroate – te Dinamo Zagreb, teksa një sezonë luajti në huazim te Lokomotiva.

Me Dinamon ai ishte lider në qendër të mbrotjes dhe këtë shëkqlim të tij – e vërjetën disa skuadra.

Why Celtic reigniting interest in Amir Rrahmani would make perfect sense
Rrahmani – sa ishte pjesë e Dinamos

Por, Amiri zgjodhi Veronën si “shtëpinë” e tij të re . Kjo skuadër pagoi 1.5 milionë për një futbollist – që shumë shpejtë zuri vendin e titullarit.

Në këtë skuadër, Rrahmani luajti së bashku në mbrojtje me Marash Kumbullën – një tjetër yll në ngritje – nga Shqipëria.

36 ndeshja kampionale – ku e dha maksimumin në çdo minut ishin shkas për interesimin e Napolit për të.

Fillimisht, me napoletanët, ai nuk pati sukses.

Ndeshjet i shikonte nga stolit.

Madje, u raportua se shumë shpejtë do largohej nga aty, pasi Koulibaly dhe Manolas ishin tandem i pazëvendësueshëm.

Por, ai punoi në heshtje dhe duroi.

Rrahmani: «Se chi sta davanti difende bene è più facile per noi difensori.  Tutta la squadra è importante» - ilNapolista
Amir Rrahmani

Dalëngadalë filloi të merrte minutazh. Paraqitjet solide dhe lëndimet e Manolas – bënë që Rrahmani të jetë startues.

Kur qendërmbrojtësi grek u rikthye nga lëndimi – banka rezerë ishte vend i tij. Rrahmani – Koulibaly u bë dyshja e re startuese dhe Manolas “iku” në Greqi – të Olympiacos.

Tashmë vlera e Amirit në tregun e trnasferimeve është astronomike.

Plot 22 milionë vlen kartoni i 26 vjeçari që dikur mbronte ngjyrat e Drenicës.

Rrugëtimi i gjatë i “gjigandit”

Karrierën e nisi te Liria e Prezrenit.

Deri në vitin 2013, ai ishte pjesë e kësaj skuadre nga vendlindja.

Por, viti 2013, ishte fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm.

Fillimisht, ai “iku” te Teuta e Durrësit, ku qëndroi një sezon dhe më pas iu bashkua Besës së Kavajës – në formë huazimi.

Kjo ishte edhe skuadra e fundit shqiptare – ku ai e djersiti fanelën.

Radha erdhi për në Turqi. Një kalim te Guresnuspori – doli të jetë një çelës i suksesit që do vinte më pas.

Te kjo skuadër, Muriqi luajti për dy vite, teksa në 57 ndeshje kampionale shënoi 21 gola.

Viti 2016 e gjeti në Gençlebirligli, ku qëndroi gjithashtu gjashtë vite. Tjetër aventurë e suksesshme.

Koha erdhi për të bërë një hap më të madh. Çaykur Rizespor u interesua për shërbimet e shtatëgjatit dhe një marrveshje u arrit në vitin 2018.

Vedat Muriqi: Kam biseduar me presidentin, do ta respektoj kontratën me  Rizespor - Rajonipress.com
Verdat Muriqi – sa ishte pjesë e Rizesporit

Aty, Vedati “shpërtheu”.  Në 50 ndeshje kampionale e gjeti rrugën për te goli 25 herë. Tashmë kjo skuadër ishte e “vogël” për kalibrin e tij.

Pas vetëm një viti, ai ndërroi ambient përsëri. Por kësaj herë, ishte më ndryshe.

Ai iu bashkua Fenerbahces, njëra ndër skuadrat më të mëdha të futbollit turk.

Edhe në këtë skuadër, nuk u ndal së shënuari gola.

Teksa ditët kalonin, emri i tij po rritej çdoherë e më shumë.

Sulmuesi shqiptar vendosi për një ambient të ri, larg nga Turqia.

Me insistimin e Igli Tares, ai iu bashkua Lazios, për një çmim rreth 12-të milionë eruosh.

Vedat Muriqi: 'I see myself suited for Lazio's style of play'
Vedat Muriqi – kur u prezantua në Lazio

Me këtë ekip, gjërat nuk po i shkojnë më së miri, pasi më shumë ndeshjet po i shikon nga banka rezervë.

Por, rrugëtimi që Vedat Muruqi ka bërë në karrierë është për tu marrë shembull.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermaket” është 6 milionë euro. /Shqip.com