Lajme

Katër vetura me targa franceze po kërkoheshin nga INTERPOL-i, policia në Ferizaj arrin t’i sekuestrojë

Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa të huaja, të cilat kishin qenë në kërkim nga INTERPOL-i.

Sipas raportit të policisë, thuhet se këto vetura ishin shpallur në kërkim qysh në qershor të vitit 2023.

“Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com