Lajme Botë

Katër të vdekur dhe disa të lënduar nga përplasja e dy helikopterëve në Australi

Katër persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë në gjendje kritike si pasojë përplasjes së dy helikopterëve në Australi.

Përplasja ndodhi në brezin turistik të Main Beach në Gold Coast, në jug të Brisbane.

“Këta dy avionë, kur u përplasën, u rrëzuan në bregun e rërës, pikërisht jashtë Sea Ëorld Resort”, tha inspektori i policisë së Queensland, Gary Worrell.

Ai shtoi se kishte qenë e vështirë për shërbimet e urgjencës të hynin në bregun e rërës, që ndodhet jo shumë larg bregut, raporton CNN.

Trembëdhjetë persona ishin në dy helikopterë, sipas Jayney Shearman, nga Shërbimi i Ambulancës në Queensland (QAS).

Prej tyre, katër persona vdiqën, tre pësuan lëndime të rënda dhe gjashtë kishin lëndime të lehta, duke përfshirë prerje nga xhamat e thyer.

Fotografitë e siguruara nga vendi tregojnë mbeturinat e shtrira në një rrip rëre, me personel të mbledhur në tokë dhe anije të shumta në ujërat përreth.

Worrell tha se megjithëse është shumë herët për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, hetimet fillestare sugjerojnë se njëri helikopter ishte duke u ngritur dhe tjetri duke u ulur kur u përplasën.

Një helikopter “i është hequr xhami i përparmë dhe është ulur i sigurt në ishull. Tjetri është rrëzuar dhe ka qenë me kokë poshtë”, tha ai.

Ai shtoi se pas rrëzimit, policia aty pranë dhe pjesëtarë të publikut nxituan në vendngjarje, duke u përpjekur të largojnë dhe të japin ndihmën e parë për ata që ndodheshin në helikopter

/Shqip.com