Lajme

Katër të vdekur dhe 2250 të infektuar në Kosovë me COVID-19

Ilustrim i COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se nga 11 mijë e 814 testime, 2 mijë e 250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Ndërsa sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700, si dhe numri i rasteve aktive është 16 mijë e 341.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666 mijë e 476 doza të vaksinës.

Deri më sot 227 mijë 581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se aktualisht janë 702 pacientë të shtrirë në Klinikat Covid dhe Spitalet e Përgjithshme.

Sipas njoftimit, 603 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, prej të cilëve 539 janë me oksigjeno-terapi, kurse 28 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 262 pacientë pozitivë me COVID-19, ku 28 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre Covid-19 pozitivë, 324 me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Prizrenit, 81 pacientë, – Spitali i Gjakovës, 98 pacientë, – Spitali i Pejës, 97 pacientë, – Spitali i Gjilanit, 86 pacientë, – Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë, – Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë, – Spitali i Ferizajt, 52 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShSKUK-së./SHQIP.com