Lajme

Katër shtetas rus gjenden të vdekur në një hotel në Kavajë

Vetura e policisë shqiptare
Vetura e policisë shqiptare

Katër turistë nga Rusia janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.

Katër viktimat, dy femra dhe dy meshkuj, janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit.

Dyshohet se ata ndërruan jetë nga asfiksia.

Policia njofton se viktimat janë shtetasit: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./SHQIP.com