Lajme

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar katër rast pozitiv me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë kësaj dite nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar tetë persona.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here. Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 22 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Vaksina anti-COVID-19

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 14 raste pozitive me COVID-19.

Vlen të theksohet se MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin si dhe të ju përmbahen masave preventive në luftimin e COVID-19.

/Shqip.com