Lajme

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim.

Katër raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Kjo ka rezultuar pas 243 testimeve që janë bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ndryshe, në 24 orëshin e fundit janë shëruar edhe nëntë persona.

Ndërsa, numri i personave të vaksinuar është një milionë e 829.424, ndërsa raste aktive janë 59 persona./SHQIP.com