Lajme

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive, QKUK.

Katër qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus nga gjithsej 523 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë kësaj periudhe janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Vaksinimi anti-COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.

“ Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në total numri i rasteve aktive është 282./Shqip.com