Lajme

Katër problemet e pagës minimale, sipas Hotit

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përmendur katër problemet e pagës minimale, që u miratua javën e kaluar me ligj.

Sipas tij, nuk janë përfillur procedurat ligjore e nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale.

Hoti thotë se janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale.

“Niveli prej 250 euro i pagës minimale është caktuar vitin e kaluar, para inflacionit që përjetuam, dhe sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

/Shqip.com