Lajme

Katër persona të lënduar në aksidentin mes dy veturave dhe kamionit në Deçan

Ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan, të dielën e 28 gushtit.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës, 15:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Rugova tha se personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për të pranuar trajtimin mjekësor./Shqip.com