Lajme

Katër persona sulmojnë në person të moshës së mitur

Katër persona kanë sulmuar mëngjesin e sotme rreth orës 05:15 minuta një person të moshës së mitur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

“Sot me datën 22 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale Lëndim i lehtë trupor. Sipas ankuesit m/s/kosovar, i moshës së mitur, sot rreth orës 05:15, deri sa ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll, është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar”.

Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Të gjitha veprimet e deritanishme hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor.

/Shqip.com