Katër ndeshje – një pikë
Publikuar:
(31.08.2022 15:55:24)

Katër ndeshje, asnjë fitore.
KF Dukagjini nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku – ka arkëtuar vetëm një pikë deri më tani.

Kundër Prishtinës, Dritës e Ballkanit pësuan humbje.
Teksa, barazuan me Llapin.
Rezultati: Vendi i fundit në tabelë.

Pa fitore janë edhe Trepça 89 e Ferizaj – por kanë arkëtuar nga dy pikë.
Ndeshjen e rradhës, skuadra nga Klina e zhvillon në shtëpi – kundër Gjilanit – me 4 shtator, me fillim nga ora 15:00./Shqip.com