Katër gola, asnjë fitues

Katër gola, shumë emocione, po asnjë fitues.
Chelsea dhe Liverpooli janë ndarë në paqe – në kryendeshjen e javës në Premierligë.
Ani pse të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm fitoren, rezultati përfundimtar ishte 2-2.
Goli i parë në këtë takim u shënua pas vetëm nëntë minutave lojë, realizator ishte Sadio Mane.
Teksa pritej një përgjigje nga Chelsea, ndodhi e kundërata. Liverpooli shënoi përsëri.
Kësaj radhe, autor i golit ishte Mohamed Salah.
Për të ngushtuar epërsië në 1-2 u përkujdes, Mateo Kovaic, në minutën e 42-të.
Kampionët e Evropës nuk u ndalën me kaq dhe arritën që ta barazojnë rezultatin – akoma pa mbaruar pjesa e pa, me anë të Christian Pulisic.
Ky barazim i konvenon më së shumti Mancheter Cityt – që vetëm e thellon epërsinë e pikëve.
City tashmë ka dhjetë pikë më shumë se Chelsea e vendit të dytë dhe 11-të më shumë se Liverpooli I vendit të tretë.
Gara për titull duket se do të marrë fund para kohës – njëjtë sikur në sezonin e kaluar. /Shqip.com