Lajme

Katër aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë gjatë ditës së sotme

Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë janë shkaktuar katër aksidente rrugore.

Këtë e ka bërë të ditur, Bajram Krasniqi – zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Në ora13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në këtë aksident nuk ka persona të lënduar”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

Më tutje, ai ka bërë të ditur se në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera.

Po ashtu është bërë e ditur se në njërin nga katër aksidentet katër persona kanë kërkuar ndihmë./Shqip.com