Rozë Ndërkombëtar

Kate Middleton shuan thashethëmet, jep lajmin se është me kancer

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë.

Kështu u shpreh ajo në një video-mesazh të publikuar të premten, dy muaj pasi iu nënshtrua një operacioni “të madh” në bark.

Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur.

Ajo filloi kimioterapinë në fund të shkurtit dhe njoftimi vjen pasi vjehrri i saj, Mbreti Charles, gjithashtu i nënshtrohet trajtimit të kancerit.

“Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe, dhe William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re”, tha Kate, 42 vjeç, në videon, e cila u filmua në Windsor.

“Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më është dashur kohë të shërohem nga një operacion i madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim. Kanceri u zbulua në testet post-operative pas operacionit të saj abdominal në mes të janarit”, tha ajo.

Kate e përshkroi atë si një “operacion të madh abdominal” dhe tha në videon e saj në atë kohë, mendohej se gjendja e saj nuk ishte kanceroze.

/Shqip.com