Lajme Botë

Katari thotë se 2 milionë njerëz përfituan nga ndihmat e dërguara pas tërmetit në Turqi

Ndihmat nga Katari / Anadolu Agency

Shteti i Katarit ka bërë të ditur se rreth dy milionë njerëz përfituan nga ndihma humanitare e dërguar nga Doha për viktimat e tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar në Turqi dhe Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed al-Ansari tha në një konferencë javore se ndihma e Katarit vlerësohet në mbi 247.2 milionë rijalë (68 milionë dollarë).

“Përgjigja e Katarit ndaj katastrofës së tërmetit ishte e shpejtë që nga dita e parë dhe ishte në disa nivele”, shtoi ai.

Sipas zëdhënësit, Fondi i Katarit për Zhvillim ka ofruar 112.7 milionë rijalë (31 milionë dollarë) për përpjekjet e ndihmës në Turqinë dhe Sirinë e goditur nga tërmeti.

Ai tha se ndihma përfshinte 2,500 shtëpi me kontejnerë, 3,500 tenda të pajisura plotësisht, ilaçe dhe produkte ushqimore, raporton Anadolu.

Al-Ansari tha se Fondi siguroi gjithashtu 17.8 milionë rijalë (4.9 milionë dollarë) për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës në Sirinë veriore.

/Shqip.com