Katari – “Koleseumi” i dy luftëtarëve

Të dytë e kërkojnë trofeun që i mungon në kabinet.
Dollapet e tyre – e kanë edhe një vend të zbrazët.

“Katari 2022” me shumë gjasë do të jetë botërori i fundit për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Argjentinasi ka 34 vite në supe, teksa portugezi 37. Fundi duket që është afër.
Rivaltieti i pashoq që kanë pasur në 15 vitet e fundit – e ka edhe një “betejë”.
Fituesi nuk dihet. Rruga është e mjegullt.
Në përgjithësi, Messi ka zhvilluar 19-të ndeshje në botërore dhe ka shënuar gjashtë gola.
/origin-imgresizer.eurosport.com/2012/09/04/883472-20104986-2560-1440.jpg)
Më së afërti për ta ngritur trofeun e shumë kërkuar ishte në vitin 2014, ku u mposht nga Gjermania – në finale.
Asokohe – Leo ishte shpallur lojtari më i mirë i kompeticionit – ama atë çmim e kishte ngritur me lot në sy.

Rrugëtimi i tij ende nuk ka mbaruar. Ai do përpiqet edhe një herë.
Hera e fundit kur Argjentina e ka fituar këtë kompeticion ishte në vitin 1986.
Statistikat e Messit në botërore:

2006: tri ndeshje, një asistim, një gol.
2010: pesë paraqitje një asistim, asnjë gol.
2014: shtatë ndeshje, një asistim, katër gola.
2018: katër paraqitje, dy asistime dhe një gol..
Në anën tjetër – edhe CR7 e dëshiron këtë trofe me çdo kusht.

I gjendur në një ekip përplot me yje, si Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Joao Cancelo – humbja nuk është opsion për të.
Ani pse 37 vjeçar – fjala pensionim nuk ekziston në fjalorin e tij.
Në total, ai është paraqitur në 19-të ndeshje të këtij kompeticioni, teksa ka shënuar shtatë gola.
Një më shumë se Leo.

Statistikat e tij në botërore – ndër vite:
2006: gjashtë paraqitje, një gol, asnjë asistim.
2010: katër paraqitje, një gol dhe një asistim.
2014: tri paraqitje, një gol dhe një asistim.
2018: katër paraqitje, katër gola.
Sa i përket formës ekipore, Argjentina është dukshëm në formë më të lartë.
Skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni – ka 30 ndeshje pa humbje.
Hera e fundit kur është gjunjëzuar ka qenë në vitin 2019.
Teksa, Portugalia ka pasur ulje dhe ngritje të formës, teksa vetëm përmes play-offit e siguroi kualifikimin në botëror.
Katari – “koleseumi i dy luftëtarëve” – të cilët nuk e njohin frikën./Shqip.com
