Sport Ndërkombëtar

Katari 2022 mund të jetë i fundit për Leo Messin

Lionel Messi, Argjentina

Lionel Messi po shkëlqen me Argjentinën, diçka që nuk mund të thuhet edhe për klubin e tij PSG-në.

Ylli i futbollit ka komentuar rreth së ardhmes së tij pas Kupës së Botës që luhet në fund të këtij viti.

“Pas Kupës së Botës do të më duhet të rimendoj shumë gjëra, nëse do të shkojnë mirë apo keq.

“Këtu është një grup i mrekullueshëm. Njerëzit më duan shumë dhe çdo ditë më tregojnë më shumë. Jam shumë mirënjohës. Më bën mirë sa herë vij në Argjentinë. Pas fitores së Kupës së Amerikës, shumë më tepër”, tha ai për reporterët pas ndeshjes kundër Venezuelës,

Messi pas fitores së Copa America, 2021

“Gjithçka rrjedh natyrshëm dhe është më e lehtë në fushë. Fitorja ndihmon që gjithçka të jetë më e bukur dhe më e lehtë”, shtoi top golashënuesi i Argjentinës.

“[Ndeshja kundër Venezuelës] ishte ndeshja e fundit këtu [në Argjentinë] përpara se të shkonte në Kupën e Botës. Mendoj se është lamtumirë në një mënyrë shumë të mirë.”, përfundoi “La Pulga”.

34 vjeçari ishte shumë pranë titullit kampion bote me Argjentinën në vitin 2014, por u mposhtën nga Gjermania në finale të “Brazili 2014” me rezultat 1:0.

Përndryshe, Leo u pensionua një herë në vitin 2016 nga kombëtarja, por u rikthye më pas për ta ndihmuar ekipin të kualifikohen për botërorin Rusia 2018. /Shqip.com