Sport Ndërkombëtar

“Katari 2022” mund të jetë Botërori i fundit për Neymar Jr

Neymar Jr ka folur për të ardhmen e tij

Botërori i vitit 2022 duket që do të jetë i fundit për Neymar Jr.

Sulmuesi brazilian ka befasuar komunitetin e futbollit, duke thënë se ndoshta Botërori në Katar mund të jetë i fundit për të, shkruan Shqip.com.

“Mendoj që është Kampionati Botëror i fundit për mua. E shoh si të fundit sepse nuk mendoj që kam fuqi mendore për të luajtur futboll më”.

Numri dhjetë i PSG-së, është 29 vjeçar, por sipas tij nuk do e shohim gjatë me fanelën e “Seleçaos”.

Image
Credits: BR-Sport

Në Kampionatin Botëror të vitit 2026 ai do jetë 34 vjeçar.Neymar ka shënuar plotë 69 gola me Brazilin dhe i duhen vetëm edhe tetë për ta kaluar Pele-n dhe të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me ekipin kombëtar.

Viteve të fundit, ai ka pasur probleme të shumta me lëndime të cilat e kanë lënë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë.

Ish-futbollisti i Barcelonës është transferi më i shtrenjtë i kryer ndonjëherë në historinë e futbollit, pasi PSG-ja kishte paguar për kartonin e tij plotë 222 milionë euro./Shqip.com

Image
Credits:BR-Sport