Katalunasit të pafuqishëm ndaj mbretërve

Pesë gola, shumë emocione dhe një fitues.
Për herën e pestë radhazi, Barcelona u “gjunjëzua” ndaj mbretërve, pasi pësoi humbje me rezultat 2-3.
Golin e parë e realizoi Vinicus Jr, kur po zhvillohej minuta e 25-të.
Sulmuesi braizilian u gjend në situatë 1-1 me Ter Stegen dhe e mposhti gjermanin në mënyrë mjeshtërore.
Paraprakisht, Busquts gaboi në mesfushë, duke e humbur topin.
Në anën tjetër, katalunasit sulmuan kryesisht me krosime.
Pasi, Luuk de Jong nuk realizoi me kokë – rrjetën e tundi me këmbë, në minutën e 40-të.
Por, madrilineët kaluan në epërsi përsëi me anë të Karim Benzemas.
U mendua se ky ishte fundi, ama Ansu Fati nuk ishte i të njëjtit mendim.
Sulmuesi spanjoll e tundi rrjetën për 2-2 duke treguar edhe një herë pse e mban fanelën me numrin 10-të.
Për të përcaktuar fitore, loja shkoi në vazhdime.
Në vazhdime, Barca pati shansat, por Real Madrid e e rrëmbeu fitoren.
Një gol i realizuar nga Valverde mjaftoi që mbretërit të shkojnë në finale.
Në finale, madrilienët e presin fituesin nga ndeshja Athletic Bilbao-Atletico Madrid. /Shqip.com