Sport Shqiptar

Kastrioti shpallet kampion në Superligën B të femrave.

Ekipi nga Ferizaj, Kastrioti, mposhti në xhiron e fundit Prishtinën, për t’u shpallur kampion i ligës.

Kastrioti e mbyll fushatën me 15 pikë në total, në vendin e parë.

Këtë sezon Superligës B i bashkohen dy ekipe nga Liga e Parë, duke e çuar në tetë numrin e skuadrave pjesmarrëse, për të luftuar sezonin e ardhshëm për avancim në Superligën A.

Medaljet për vashat e Kastriotit i ndau anëtari i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Mehani./Shqip.com