Sport Ndërkombëtar

Kastriot Dermaku trasnferohet në Serie B

Kastriot Dermaku transferohet tek Lecce

Qendërmbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku karrirën e  tij do e vazhdojë në Serie B.

Shtatëgjati ka nënshkruar me Leccen, ku do të tentojë që të rigjejë formën e tij optimale, shkruan Shqip.com.

“Rikthimi këtu ishte diçka që e donim të gjithë, sepse këtu u ndjeva shumë mirë që në fillim. Më vjen keq për mënyrën se si shkoi vitin e kaluar dhe vendosa të rikthehem, për të treguar potencialin tim”, tha fillimsht ai.

Dërmaku po ashtu shtoi se mezi po pret që të fillojë stërvitjet dhe të rikthhet në fushën e gjelbër.

“Janë mundësitë për një kampionat të madh. I kemi mundësitë për të bërë mirë. Mezi po pres të punoj me shokët e skuadrës.”, u shpreh qendërmbrojtësi 29 vjeçar.

Pas këtij trasnferimi mbetet të shihet nëse Edoardo Reja, do i japë minutazh në kombëtaren shqiptare, pasi ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit./Shqip.com

Il video della presentazione di Dermaku
Fotografia e prezantimit zyrtar e tij tek Lecce