Lajme

Kastrati thotë se janë duke u regjistruar edhe komuniteti serb në Veri

Një fletushkë informuese për procesin e regjistrimit të popullsisë e vendosur në derën e një shtëpie në Prishtinë më 5 prill 2024.
Një fletushkë informuese për procesin e regjistrimit të popullsisë e vendosur në derën e një shtëpie në Prishtinë më 5 prill 2024.

Kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati, ka thënë se janë duke u regjistruar edhe serbët në Veri.

Ai shtoi se regjistrimi atje nuk është në masën e njëjtë sikur në zonat tjera.

“Ka pasë një vonesë me staf në komunat veriore, por kemi angazhuar javën e kaluar, janë në terren, janë duke u regjistruar edhe komuniteti serb në veri, jo në atë masën si në zonat tjera, por ka filluar një regjistrim sadopak në fillim javën e parë”, tha Kastrati.

/Shqip.com