Lajme

Kastrati: Pushteti përdori popullizmin e shantazhin duke manipuluar gjendjen e shoqërisë

Nënkryetar i PSD-së, Qëndron Kastrati

Kryetari në largim i Kamenicës, Qëndron Kastrati, referuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “pushteti ka përdorur popullzimin dhe shantazhin duke e manipuluar gjendjen e shoqërisë”.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se problem e as mangësitë tek hapja e shkollave nuk qëndrojne te qytetari, por tek pushteti.

“Një pushtet që përmes lidhjeve të shkurtëra dhe në mënyrë populliste përdor çdo ndjeshmëri për ta dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vertetë, nuk është pushtet për njerëzit”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Të martën është raportuar për festë në fshatrat ku Kastrati “kishte mbyllur shkollat” për reformat në arsim.

“Gjuha e përdorur në rrjete sociale, apo festa e banorëve nuk duhet paraqitur as nga mediat e as nga mbështetësit me terma përçmues si primitivizëm apo prapakthim. Prapakthimin e gjejmë tek pushteti i ri, assesi tek banorët”, tha ai.

Në balotazhin e 14 nëntorit, Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Kadri Rahimaj arriti të fitojë 53,11 për qind apo 8 mijë e 40 vota.

Ndërkaq, Qëndron Kastrati mori 7 mijë e 98 vota apo 46.89 për qind. /Shqip.com

Rezultati i 14 nëntorit në Kamenicë.