Lajme

Kastrati: Njerëzit nuk po thonë më po flet kot, por po flet si Besnik Bislimi

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati ka thanë se njerëzit tashmë nuk po thonë po flet kot, por si Bisnik Bislimi.

Ai këtë ironi e ka bërë duke ju referuar deklaratës së zëvendëskryeministrit i cili ka thënë se  Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.

“Miq, tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”.

Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë.

Hyni kqyrne në deklarim të pasurisë së tij sa mijëra euro i merr ky për udhëtime jashtë shtetit.

Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit”, ka shkruar ai.

/Shqip.com