Lajme

Kastrati: Nagavci duhet të shkarkohet ose dorëhiqet, me veprimin e saj nxënësit në Kamenicë do t’i humbin dy vjet

Qendron Kastrati

Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati thotë se ia kanë përgatitur letër-dorëqjen ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e MASHTI-it për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

“Sot kemi dashtë me ardhë te zonja Nagavci dhe ne e kemi përgatitur letër- dorëheqjen, ia kemi bërë gati, e kemi kryer edhe këtë punë”, është shprehur Kastrati.

“Siç e dini me datën 8 prill, bashkë me përvjetorin e ditës së kushtetutës së Kosovës, gjykata kushtetuese ka konstatuar se zonja Nagavci i ka shkelë tri dokumente kryesore për demokracinë në Kosovë, e para e ka shkelë kushtetutën, e dyta e ka shkelë kartën evropiane për qeverisje lokale dhe e treta e ka shkelë ligjin për vetë-qeverisje lokale  që është një prej ligjeve më vitale në Kosovës”, shtoi ai.

“Me këtë çka ka bërë zonja Nagavci e para ka arrit me shtrembëru vullnetin e qytetarëve në një komunë të Kosovës, sepse kjo duke i ka kaluar kompetencat ka ndërhyrë drejtpërdrejt dhe i ka cenu përgjegjësit e komunës”.

Tutje, Kastrati theksoi se ministrja Nagavci duke e keqpërdorë pozitën e vet e ka dëmtuar dikë tjetër, sipas tij.

“E dyta në Kosovës është ndërtuar një precedentë, kur shkelet kushtetuta të gjithë kanë reflektuar, ka raste edhe moralisht dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë, zonja Nagavci duhet me u shkarku ose me dhënë dorëheqje, sepse duke e keqpërdorë pozitën e vet e ka dëmtuar dikë tjetër”, u shpreh Kastrati./Shqip.com