Lajme

Kastrati i shkruan letër kryetarit të ardhshëm të Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati

Kryetari në largim i Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka shkruar letër kryetarit në ardhje të kësaj komune, Kadri Rahimajt.

Kastrati i ka disa sugjerime nga perspektiva e tij, raporton Shqip.com

Fillimisht si pikëe parë përmendet barazia gjinore.

“Është e domosdoshme që kabineti, por edhe stafi civil të jetë divers, duke përfshirë 50 për qind të grave në pozita udhëheqëse”, thuhet në letër.

Po ashtu, përmendet edhe reforma në arsim. Ku Kastrati i thotë kryetarit të ardhshëm që të refletojë e jo t’i përdor “metodat populiste”.

Po ashtu në letër përmendet edhe problemet infrastrukturore.

Lëvizja Vetëve dosje ka arritur të fitojë në Kamenicë.

Por, për katër vite këtë komuna e ka përcjellur debati për arsimin.

Qëndron Kastrati kishte nisur një reformë në arsim, për këtë duhej të mbylleshin pesë shkolla që kishin më pak se pesë nxënës në një klasë.

Kjo kishte ngjallur reagimin e banorëve të atyre fshatrave duke përfshirë edhe protestat. /Shqip.com