Lajme

Kastrati: Gërvalla menxi s’pret të jap deklaratë kundër Thaçit e Veselit, por s’reagon ndaj Vulinit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati thotë se “menxi s’pret të jap deklaratë kundër Thaçit e Veselit”, por sipas tij “nuk reagon kundër deklaratave të Aleksandër Vulinit për masakrën e Reçakut”.

Kastrati kishte një porosi për ministrin serb “Vulin lëshoje ujin”, mbishkrimin e ka vendosur para foltores së Kuvendit.

“Prandaj unë, jo me iu kritiku juve, por me jep një porosi prej këtu me gjuhën e tij që është e turpshme se në të dalim me një reagim aq të dobët, jo si qeveri, po edhe si shoqëri”, ka thënë Kastrati.

Por, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ia kthehu deputetit opozitar, duke i thënë se “shteti jep dënime për ata që e mohojnë masakrën e Reçakut”.

Para kësaj, Kastrati akuzoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për “mbështetje ndaj Palestinës”.

“Dëgjo çfarë po flas, ju keni qenë, ‘shuj me axhin’ edhe në rrugë për Palestinën dhe keni dramatizuar Palestinën atje, Palestina, Millosheviqit i jepte medalje kur i kish bërrylat deri këtu me gjak në Reçak”, theksoi Kastrati. /SHQIP.COM