Lajme

“Kastrati e refuzoi LDK-në”

Nënkryetar i PSD-së, Qëndron Kastrati

Qëndron Kastrati e ka refuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për të garuar për kryetar të Kamenicës.

Kështu ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të enjten në T7.

E ka treguar arsyen se pse Kastrati refuzoi; bindjet ideologjike ishin shkaku, tregon Abdixhiku.

“Unë e kam ftuar Qëndronin të garojë me LDK-në e kam ftuar të jetë pjesë e LDK-së, përgjigja ka qenë që kemi dallime ideologjike, ju jeni të djathtë, unë nuk kam bindje të majta”, ka thënë ai.

Madje, shton se i ka pëlqyer si përgjigje dhe e ka respektuar si të tillë.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Abdixhiku foli edhe për reformën në arsim të Qëndron Kastratit në Kamenicë.

Duke thënë se edhe kryetarët nga LDK pajtohen me të.

Partia më e vjetër në Kosovë ka fituar tetë komuna në zgjedhjet lokale.

Prej tyre edhe kryeqytetin; Prishtinën.

Por, do të ketë decentralizim. Abdixhiku theksoi se nuk do t’i bëjë presion Përparim Ramës për stili e qeverisjes. /Shqip.com