Sport Ndërkombëtar

Kasami rikthehet te gjiganti grek, Olympiacos

Pas aventurës në Basel, Pajtim Kasami është rikthyer te skuadra greke Olympiacos.

Pas dy viteve në Basel, Kasamit i përfundoi kontrata në verë të këtij viti dhe tani është transferuar si lojtar i lirë te skuadra greke.

“Mirë se vjen përsëri në Olympiacos Pajtim Kasami”, ka shkruar Olympiacos në një postim në Facebook.

Ai me këtë skuadër ka zhvilluar 66 paraqitje derisa ka edhe nëntë gola e nëntë asistime.

30-vjeçari ka luajtur për skuadra të ndryshme si Fulham, Nottingham Forest, Palermo, Sion e Luzern.

Mesfushori më së shumti paraqitje ka për Sionin, ekip të cilin e ka përfaqësuar 104 herë dhe për të cilin ka shënuar 32 gola e 16 asistime./Shqip.com