Karriera e cila u shkatërrua nga lëndimet

Ishte ndër talentët më të mëdhenjë në futbollin anglez, por gjërat nuk shkuan siç pritej për Jack Wilshere.
Ish-mesfushori i Arsenalit, kishte potencial të jashtëzakonshëm dhe “Gunners” besonin se e kishin gjetur futbollistin e së ardhmes, shkruan Shqip.com.
29 vjeçari tashmë duhej të ishte në kulmin e karrierës së tij, ama për shkak të lëndimeve ai ka mbetur pa skuadër dhe është duke kaluar nëpër një përiudhë tejet të vështirë.
Në një inteveristë për mediat angleze, Wilshere ka rrëfyer shumë gjëra rreth karrierës dhe gjendjes momentale që është duke kaluar.
“Unë u ula me Emery dhe ai tha ‘Shikoni, ka një kontratë në tryezë, por ju nuk jeni në formacionin tim fillestar’. Mendova se do të luaja dhe dëshmova veten një vit më parë. Ndoshta kam marrë disa vendime të nxituara” tha Jack, i cili shtoi se nuk duhej larguar kurrë nga Arsenali.
Ish-reprezentuesi i kombëtares angleze gjithashtu tha se djali i tij përcjellë shumë futboll dhe është e veshtirë të ia shpjegoi atij që pse ka mbetur pa ekip.
“Unë nuk po bëhem më i ri dhe nuk e dua këtë. Ndihem sikur do të humbas kohën time” tha ndër të tjera mesfushori.
Kujtojmë se “aventura” e tij e fundit ishte me Bournemouthin, të cilët nuk patën interesim për të vazhduar bashkëpunimin me të./Shqip.com