Lajme

Karabinieri e dërgon 4-vjeçaren nga Kosova për shërim në Itali

Karabinieri me vajzën kosovare që e dërgoi për shërim në Itali

Karabinieri Fabio Cervellieri, derisa ishte me mision në Kosovë, gjatë patrullimit të tij kishte hasur në një vajzë katër-vjeçare, e cila ishte e sëmurë me diabet mellitus të tipit 1, transmeton Shqip.com.

Ai bashkë me regjimentin e karabinierëve, kësaj vajze nga Kosova ia mundësuan shërimin në Spitalin Umberto I në Romë të Italisë.

Siç raportohet në mediat italiane, vogëlushja ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe tani është më mirë.

Katër-vjeçarja e shoqëruar nga nëna e saj, ka udhëtuar për në Romë më 13 nëntor.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Itali janë mbuluar nga karabinerët italianë që shërbejnë në Kosovë.

Pas disa ditësh analizash, trajtimesh dhe një ndërhyrjeje të vogël, vogëlushja kosovare është liruar nga spitali, derisa karabinierët kanë premtuar se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë asaj, duke u siguruar që të gëzojë shëndet të mirë. /Shqip.com